Doktorët në Itali: Virusi klinikisht nuk ekziston më, por a duhet frikë për ‘Valën e dytë’?
Alberto Zangrillo, i cili drejton Spitalin San Raffaele të Milanos në rajonin verior të Lombardisë, i tha TV italian të dielën se “në realitet, virusi klinikisht nuk ekziston më në Itali”, njoftoi Reuters.
“Tamponët që u kryen gjatë 10 ditëve të fundit treguan një ngarkesë virale në terma sasiorë që ishte absolutisht infinitimal në krahasim me ato të kryera një muaj ose dy muaj më parë,” shtoi Zangrillo.
Zangrillo i kërkoi qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte të vazhdojë të heqë masat e bllokimit, duke thënë se paralajmërimet për një valë të dytë të virusit po krijonin frikë të panevojshme në Itali.
Matteo Bassetti, drejtuesi i klinikës së sëmundjeve infektive të Spitalit San Martino në Xhenova, në Italinë veriperëndimore, u pajtua me Zangrillo duke thënë se koronavirusi nuk ishte aq vdekjeprurës sa dikur.
“Forca që virusi kishte dy muaj më parë nuk është e njëjta forcë që ka sot,” i tha Bassetti një agjensie italiane të lajmeve.
Italia ka një nga numrat më të lartë të konfirmuar në botë të vdekjeve COVID-19, në 33.415 njerëz që nga mëngjesi i së hënës. Numri i vërtetë i vdekjeve besohet të jetë më i lartë.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider