Doktori nga Hasi, Shaban Osmanaj shprehet se shërbimin ndaj atdheut po e vazhdon në formën tjetër, duke garuar për deputet!
Dr. Shaban Osmanaj nga Hasi është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se shërbimin ndaj atdheut ka vendosurta vazhdoj në një formë tjetër duke qenë në garë për deputet, pasi “duke parë realitetin e rënd që po kalon Kosova, qytetarët tanë kanë nevojë për ndryshim”, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

“Nuk ka qenë vendim i vështirë për mua pranimi i ftesës për të qenë pjesë e listës fituese, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithnjë shtëpia ime politike dhe ky propozim sigurisht që më jep ndjenjën e përgjegjësisë më shumë se të privilegjeve” shkruan Osmanaj në Facebook.

Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Me lejoni që të ju njoftoj për fillimin e një epoke të re për mua;
Tashmë është bërë publike nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, lista e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Me përkrahjen e familjes time, me inkurajimin dhe përkrahjen e madhe nga miq, kolegë e bashkëpuntorë të kahmotshëm, shërbimin ndaj atdheut kam vendosur ta vazhdoj në një formë tjetër, duke qenë në garë për deputet në legjislaturën e radhës e cila do të vendoset me datë 9 shkurt 2025.
Nuk ka qenë vendim i vështirë për mua pranimi i ftesës për të qenë pjesë e listës fituese, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithnjë shtëpia ime politike dhe ky propozim sigurisht që më jep ndjenjën e përgjegjësisë më shumë se të privilegjeve.
Duke parë realitetin e rënd që po kalon Kosova, qytetarët tanë kanë nevoj për ndryshim.
Andaj, ju ftoj që së bashku të bëhemi pjesë e NDRYSHIMIT.
#Bëhundryshimi!
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS ✌️
Dr. Shaban Osmanaj
