Të nderuar përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport,
Ne, organizatat aktive në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë në Prizren, ju drejtohemi me shqetësim dhe kërkesë për llogaridhënie publike lidhur me vendimet që kanë prekur drejtpërdrejtë mbështetjen për organizatat dhe iniciativat tona.
Pas vendimit për shkurtimin e mbështetjes financiare për DokuFest dhe reagimeve të shumta publike, është bërë e qartë se ky nuk është një rast i izoluar.
Përkundrazi, ka nxitur ndjenja të padrejtësisë, pasigurisë dhe mungesës së transparencës në trajtimin e iniciativave kulturore, rinore dhe sportive në qytet.
Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni letrës së bashkangjitur.
Me respekt,
DokuFest
Qendra per Barazi dhe Drejtesi
Ec Ma Ndryshe
Fondacioni Lumbardhi
KB Proton Cable Prizreni
OJQ Edukimi per zhvillim dhe shtrirje – EDUCO
Instituti per Qendrueshmeri dhe Zhvillim te Rinise (ISDY)
Ojq Kodi i Jetes
STOP Instituti për Menaxhim të Rrezikut nga Fatkeqësitë
Kuvendi i te rinjve te Prizrenit
Ojq THY
Durmish Asllano
Handikos Prizren
Shoqata e Femrave me Aftesi te Kufizuara (SHFAK)
Organizata e Personave me Distrofi Muskulare te Kosoves (OPDMK)
Shoqata e të Verbërve Prizren
Klubi i Basketit me Karroca ” Bashkimi ”
Asociacioni i Gruas Feminae (AGF)
OJQ Domine