25-08-2025

Dolën për kafe, por motrat humbën jetën në aksidentin fatal

Dy motrat Dhimaku donin të merrnin dhe vëllanë 10-vjeçar, gjyshja u përpoq t’i ndalonte.

Motrat, Elisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç, mbrëmjen e djeshme ishin nisur për të pirë një kafe në Sarandë. Morën leje nga prindët duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10 vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”.

Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “ kam parë një ëndërr të keqe”.

Rizal Dhimaku, ose Zotja siç i flasin në fshat është bari. Atë tërë kohën e sheh duke qarë. -Duke mbledhur sherebelë i ka rritur fëmijët, të thonë në fshat./SL.A

Asnjë koment

Comments are closed.