Donald Trump reagon pas marrëveshjes së linjës ajrore Kosovë-Serbi: Një tjetër fitore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar me një status në Twitter për marrëveshjen e re për linja ajrore Kosovë-Serbi, të arritur dje në Berlin të Gjermanisë
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dje një marrëveshje për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd.
E pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump.
“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @WHNSC, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Twitter.