28-11-2024

Donald Trump shpallet fajtor për abuzim seksual

Një juri federale në Manhattan deklaron se Donald Trump abuzoi seksualisht me E. Jean Carroll në një dhomë zhveshjeje të një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996.

Juria e shpalli atë përgjegjës për akuza në gjyqin civil të Carroll kundër tij, bazuar në pretendimin për sulm seksual, shkruan CNN.

Carroll gjithashtu paditi Trump për shpifje në lidhje me një deklaratë të vitit 2022 që ai bëri duke mohuar akuzat e Carroll.

Aktgjykimi, përfshirë çdo dëmshpërblim, vazhdon të lexohet në gjykatë.

Asnjë koment

Comments are closed.