Donika Kadaj: Sot populli do ta sheh fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit
Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme për ta kundërshtuar heqjen e taksës 100 për qind.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se duke filluar nga 15 marsi do të hiqet taksa prej 100 për qind për lëndën e parë, të mallrave që vinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Të heshtur karshi këtij vendim nuk kanë qëndruar deputetët e opozitës e në veçanti ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK e ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurti, që të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Donika Kadaj në një përgjigjje për Indeksonline tregoi se cilat janë pritshmëritë e tyre nga kjo seancë.
Deputetja e AAK-së tha se kjo seancë do ta vërtetoj fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit, duke e parë se a po e përfillë vullnetin e popullit siç është thirrur gjithmonë në këto kauza.
‘Mendoj që seanca e sotme ka rendësi të madhe, kjo jo vetëm për faktin qe po diskutohet për taksen, por edhe për faktin qe është seanca e parë në te cilën qeveria duhet te japë llogari për veprimet e veta. Pra, LVV ka qenë shumë e zëshme në atë se qeveritë e kaluara nuk po përfillin Parlamentin si organ mbikëqyrës dhe nuk po marrin parasysh vullnetin e përfaqësuesve te popullit. Sot e kanë mundësinë të dëshmojnë që këta janë ndryshe, pra të vendosin “standard të ri të llogaridhënies” e të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Parlamentit. Me tjera fjalë të tregojnë se retorika e tyre përgjatë viteve nuk ka qenë vetëm për konsum publik por ne fakt besojnë edhe sot në atë se parlamenti duhet merret parasysh në proceset shtetformuese’, tha KAda Bujupi
Kurse sa i përket asaj se cilat do të jenë masat që do t’i ndërmarrin me rastin e organizimit të protestave, tha se do ta kuptoni atëherë kur të ndodhë protesta.
“Mendoj qe protesta është vetë masa, ndërsa për formën e saj do ta merrni vesh kur ajo të ndodhë, u shpreh ajo.
Ndryshe Kada Bujupi, foli edhe për komentet e fundit që janë duke u bërë nga shumë akter politk në vend sa i përket efektit të taksë, të cilën po thonë se ka arritur efektin e saj dhe tani duhet të vazhdohet me zhvillimin e vendit duke vazhduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për përfundimin e efekti te taksës është fol prej javës së parë të vendosjes së saj, unë nuk e di për çfarë përfundimi e kanë fjalën. Serbia sot ka qasje të njëjtë në mos më të egër ndaj Kosovës se para vendosjes se taksës, dallimi është që të paktën sot ne nuk po e financojmë agjitimin serb nëpër botë kundër nesh dhe çdo ditë e çdo ditë e më shumë po e dëmtojmë Serbinë ekonomikisht dhe mbi te gjitha po tregojmë seriozitet, konsistence e barazi ne raport me Beogradin. Andaj atyre qe thonë se taksës i ka humbë efekti, ndoshta do të ishte me së miri te ju drejtohet pyetja se cili ka qenë ky efekt, si ka humbur dhe cili është ndryshimi që e vërejnë në Serbinë e sotit me atë të para vendosjes së taksës’, përfundoi ajo.
Ndryshe seanca për kundërshtimin e taksës 100 për qind ka filluar në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline