13-01-2026

Dorëheqje në LDK Prizren: Haziz Hodaj dhe Fejzë Kabashi largohen nga funksionet partiake

Anëtari i Kryesisë së Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në Facebook. Ai ka kritikuar udhëheqjen e degës për vendime arbitrare, mungesë konsultimi dhe shkelje të parimeve, duke theksuar se dorëheqja është “akt dinjiteti” dhe jo dorëzim. Hodaj ka bërë thirrje që vendimet në qeverisjen lokale të merren në konsultim me asamblistët e LDK-së.

Ndërkohë, dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK-Prizren ka dhënë edhe Fejzë Kabashi. Ai ka deklaruar se vendimi vjen pas njoftimit përmes SMS-it nga kryetari i degës për emrat e përfaqësuesve në qeverisjen lokale, pa asnjë diskutim paraprak në kryesi. Kabashi ka përmendur shkeljen e marrëveshjeve të brendshme dhe mos vlerësimin e tij dhe të rajonit të Hasit, duke kërkuar njëkohësisht falje ndaj votuesve dhe duke theksuar se veprimtaria e tij ka qenë gjithmonë në interes publik.

Asnjë koment

Comments are closed.