23-11-2024

Dorëhiqet nga kryesia e Lirisë, Selajdin Fanaj

Anëtari i kryesisë së KF Liria,  Salajdin Fanaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Një vendim të këtillë, ai ka thënë se e ndërmerr për shkak të pakënaqësisë,  “nga ecuria  e keqe në klub”,  duke sqaruar se dorëheqja është e pakthyeshme.

Në arsyetimin e paraqitur në letrën të cilën ia ka dorëzuar kryesisë së Lirisë,  ndër tjera ai ka shkruar:

“Ka kohë që bëjë kërkesa lidhur me përmirësimin e gjendjes në Klubin “Liria”, sepse po shihet  ecuria  e keqe në klub! Mirëpo kërkesat po hidhen poshtë, pa ndonjë arsyetim…

Kryetari informatat i mban për vete, dhe neve na mban të izoluar, me gjasë ato i ndanë me disa eprorë të tij, që i ka jashtë klubit… Mbahen mbledhjet, e aty as nuk mbahet procesverbal, as nuk dihet rendi i ditës, as nuk ka ndonjë vendim me arsyetim.

Duke e parë këtë gjendje të keqe, e të cilën unë nuk po mundem me e ndryshue për arsyen që Kryetari i klubit, është i ngurtë dhe s’pranon ide të reja e përparimtare, unë jam kyçur që të bëhen reforma në klub, ato s’po ndodhin…

Këto janë disa arsye , e ka edhe shumë të tjera që do i përmendi në një rast tjetër. Andaj nga sot unë nuk jam pjesë e këtij dështimi, që origjinën e ka nga e kaluara, e që  papërgjegjësia, dhe paaftësia e Kryetarit të Klubit nuk po jep shenja për reforma”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.