Dorëhiqet një gjykatës i Hagës
Gjyqtari Kenet Roberts nuk është më pjesë e regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), që veprojnë në Hagë.
Sipas një njoftimi të publikuar nga vetë DhSK, Roberts kishte informuar kryetaren e Dhomave, Ekaterina Trendafilova, më 2 maj 2025, se ka vendosur të largohet nga pozita e tij.
Arsyet që e çuan gjyqtarin drejt këtij vendimi, sipas tij, janë mungesa e kohës dhe angazhimet tjera që e kanë bërë të pamundur vazhdimin e punës në DhSK.
Në reagimin e saj, kryetarja e DhSK-së, Ekaterina Trendafilova, ka shprehur falënderimin për kontributin që Roberts ka dhënë gjatë kohës së tij në këtë institucion, veçanërisht për punën rreth rregullores themelore të punës së Dhomave.
“Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij si koleg i ditur e me përvojë”, ka thënë Trendafilova.