Lista Serbe është dorëzuar pasi që ftesat fillestare për konstituimin e Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, nuk i kishte bërë me emrin Republika e Kosovës.

Ftesat po ashtu janë dërguar edhe në gjuhën shqipe.

Klankosova.tv ka arritur ta sigurojë dokumentin.
Në ftesë dhuhet se seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, do të bëhet më 5 dhjetor me fillim nga ora 11:00.

Njëherit kjo u konfirmua edhe nga kryesuesi aktual i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin.

