Dorëzohet ministri Sveçla, nxjerr vendim për ta rikthyer në punë Fadil Kodrën
Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur ta rikthejë klientin e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave,
Ky vendim i Sveçlës ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kishte pranuar ankesën e Fadil Kodrës dhe kishte anauluar vendimin e ministrit Sveçla për largimin e Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, transmetona Gazeta Metro.
