Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen që tronditi Klinën
Një person u vra të hënën e 7 gushtit në Klinë. I dyshuari Tush Frroku, e privoi nga jeta mikun e tij (vëllain e gruas), Anton Prelën.
Ngjarja ndodhi brenda një lokali në qendër të Klinës, ku Prela nuk u mbijetoi plagëve, teksa për Frrokun në arrati shpalli kërkim edhe Policia e Kosovës.
I dyshuari Tush Frroku raportohet të jetë dorëzuar në Polici.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi deklaroi për Indeksonline se Frroku fillimisht do të ndalohet për 48 orë.
“Tush Frroku gjendet në Stacion Policor, ku me urdhër të prokurorit të shtetit do të ndalohet fillimisht për 48 orë dhe brenda afati ligjor ndaj tij do parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit” tha Nikçi./IO/