28-01-2026

Dorëzohet në Prokurori kërkesa me 40 nënshkrime për hetime të zgjedhjeve lokale në Prizren

Sot, me 40 nënshkrime, kandidatët për Asamblenë Komunale në Prizren i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu, duke kërkuar zgjerimin e hetimeve lidhur me procesin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor të vitit 2025, raporton Gazeta e Prizrenit.

Të nënshkruarit janë nga gjitha subjektet, përfshirë edhe ata nga komunitetet.

Në kërkesën e tyre, ata shprehin dyshime për parregullsi dhe manipulime të mundshme gjatë procesit zgjedhor, duke u bazuar edhe në hetimet e nisura për zgjedhjet qendrore të dhjetorit 2025. Ata kërkojnë që Prokuroria Themelore në Prizren të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zgjerimin e hetimeve lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.

Teksti :

K Ë R K E S Ë

I nderuari Kryeprokuror po ju drejtohemi me kërkesë për zgjerim të hetimeve për zgjedhjet lokale të Tetorit 2025 . Manipulimi me vota të kandidatëve ne zgjedhjet të jashtëzakonshme nacionale të Dhjetorit 2025 dhe fillimi i procesit të hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prizren, neve si kandidtat ne zgjedhjet lokale për Këshilltar të Kuvendit Komunal në Prizren na ka shtyr që të bëjmë Kërkesë për zgjerim të hetimeve edhe për ato Lokale.

Pas grumbullimi të disa të dhënave bazë mbi procesin e zgjedhjeve lokale të tetorit 2025, NE kemi gjetur të arsyeshme që t’ju drejtohemi me këtë kërkesë për zgjerim të hetimeve. Arsyetim : – gati të gjithë përfaqësuesit e partive politike ne KQZ janë po të njejtë ne Prizren (tani te suspenduar) ! – përputhshmëria e Komisionerve numëruës rreth 70% (nga hulumtimi ynë) nga të gjithë partitë politike ne Qendrën Komunale të Numrimit ne Prizren, është e njejt edhe ne tetor me ate në dhjetor 2025 .

Shefat e shtabeve zgjedhor nga partit politike janë poashtu thuaj se të njejtë! Persona përgjegjës për organizimin, shpërndarje e përgjegjësive dhe caktimin e personave në procesin e fushatës dhe mbikëqyrjen e numrimit të votave nga subjektet politike, është edhe një element kyç ne kompletimin e mozaikut të veprimit . Ndërkohë pas deklarimeve publike nga ana e Prokuroris se: mbi 40 000 vota janë të manipuluara në zgjedhjet nacionale të dhjetorit 2025, dhe kur dihet afërsia kohore , prej vetëm dy muajve -tetor 2025 të zgjedhjeve lokale, nga këto nacionale, si dhe arsyet e lartëcekur na shtyn me dyshu se ka pasur keqpërdorim, bashkëveprim edhe ne numërimin e votave ne zgjedhjet lokale të tetorit 2025 .

Andaj kërkojmë që Prokuroria Themelore ti marrë gjitha masat e nevojshme, dhe ti drejtohet menjëherë KQZ-ës dhe të ndaloj asgjësimin e fletvotimeve nga zgjedhjet lokale ne Prizren, gjerësa të përfundojnë hetimet edhe mbi këtë kërkesën tonë. Kërkesës i bashkangjitet edhe lista me nënshkrime nga numer i madh i kandidatëve nga gjitha subjektet politike. 28 janar 2026. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.