Fejzë Kabashi nga LDK-ja në Prizren përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka deklaruar se gjatë katër viteve të fundit shërbimet stomatologjike në komunë janë degraduar, duke u mbyllur kirurgjia orale dhe disa shërbime tjera të nevojshme për qytetarët.
Ai premtuar se nën udhëheqjen e LDK-së dhe kryetarit Driton Selmanaj, do të rikthehen shërbimet specialistike dhe do të forcohet puna në parandalimin e problemeve orale, sidomos tek fëmijët.
Kabashi theksoi se keqqeverisja aktuale ka sjellë situatën në gjendje alarmante, por kjo do të marrë fund me 12 tetor 2025.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Shëndetësi: pjesa IV
Shërbimi Stomatologjik
Gjatë katër viteve të fundit, shërbimet stomatologjike në komunën tonë (që dikur ishte shembull për shërbime stomatologjike) janë në shuarje e sipër.
Qendra e shërbimeve stomatologjike tek QMF I ka mbetur pa shumicën e shërbimeve si p.sh kirurgjisë orale, endodoncisë…etj. Kirurgjia orale ishte dhe është tepër e nevojshme, di edhe të gjitha shërbimet tjera (tashmë të shuara) të iu kthehen qytetarëve tanë.
Komuna jonë printe nga ato pak komuna në Kosovë që e kishin një qendër stomatologjike/specialistike ku ofroheshin gjitha shërbimet profesionale qytetarëve.
Nën udhëheqjen e Komunës nga LDK dhe kryetar Driton Selmanaj, “statuti” i kësaj qendre do të zgjidhet shumë shpejt (në koordinim me të gjitha institucionet relevante qëndrore), dhe sa më parë qytetarëve do të ju kthehen gjitha shërbimet stomatologjike/specialistike.
Njëkohësisht, në mungesë të dijës e vullnetit të kësaj qeverisje lokale, shërbime stomatologjike preventive nuk ofrohen në shumë lokalitete.
Nën udhëheqjen e re do t’i kushtohet rëndësi e jashtëzakonshme shtrirjes dhe ofrimit të shërbimit stomatologjik adekuat, sidomos në #preventiven e #shëndetit ORAL.
Eshtë e patolerueshme që të mos merren masa adekuate preventive dhe të kemi shumë fëmijë nën moshën 12 vjeçare me aq shumë probleme të shëndetit ORAL p.sh Karies të disa Dhëmbëve, siç deklarohet nga profesionistet gjithë andej komunës.
Do të veprohet me urgjencë në sigurimin e stafit dhe nuk do të #traumatizohen doktorët e infermierët ashtu siç po ndodhë në këtë qeverisje. Hapja e mbyllja e konkurseve pa asnjë rezultat pozitiv tashmë e ka sjellë gjendjen në pikën ku asnjë profesionist/stomatolog i komunës sonë nuk pranon të jetë në komisionet e konkurseve të tyre.
Ky degradim mbaron me kaq. Kjo keqqeverisje merr fund me 12 Tetor 2025.
LDK 113
Driton Selmanaj kryetar
Dr. Fejzë Kabashi kuvendar