Dr. Kabashi: Mbi 200 shtëpi e banesa do të meremetohen për familjet në nevojë me LDK-në në pushtet!
Dr. Fejzë Kabashi, kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, thekson rëndësinë e mirëqenies sociale, duke rikujtuar kontributin e tij konkret në meremetimin e 40 shtëpive për familjet në nevojë gjatë vitit 2019 dhe përgatitjen e programit për 40 të tjera në vitin 2020, që fatkeqësisht nuk u realizua., raporton Gazeta e Prizrenit.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Mirëqenie Sociale:
#Banimi(Meremetim)
Me qeverisjen e Komunës nga #LDK113, ky sektorë do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë.
Përgjatë vitit 2019 sa kam menaxhuar me këtë sektor, vetem nga programi i ” Meremetimit të shtëpiave dhe banesave të familjeve skamnore” (i filluar si i tillë për herë të parë), janë #Meremetuar 40 shtëpi/Banesa të familjeve nevojtare
Programi ka përmbajtur: Dyer, Dritare dhe material komplet për banjo(keramik, hidro instalime, rrymë, sanitari e bojler).
Vlen të ceket se edhe për vitin 2020 ishin të zgjedhura dhe të përfunduara gjitha procedurat ligjore për realizimin e këtij programi edhe për 40 familje tjera.
Me LDK-në në pushtet, në katër vitet e ardhme do të #Meremetohen mbi 200 shtëpi/banesa të tilla, nga Komuna (nuk do të ketë më familje nevojtare, të jetojë në kushte të vështira/dobëta banimi).
Ndërsa, sa i përket katër viteve që po lëmë pas, u pa kjart një shkelje e njerëzve më të shkelur, e shtresës me më së shumti nevojë.
Andaj, përkrahja për Driton Selmanaj -Kryetar dhe Dr. Fejzë Kabashi 20-Kuvendar do të jenë paralel me mbështetjen tonë për qytetin tonë