24-09-2025

Dr. Kabashi publikon kërkesat drejtuar Komunës për projektet jetike të fshatit, të injoruara ndër vite

Fejzë Kabashi, përfaqësues i fshatit Kabash dhe tani edhe kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit, i ka bërë publike kërkesat që gjatë katër viteve të fundit i janë adresuar Komunës, me qëllim të realizimit të projekteve jetike për komunitetin lokal, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Postimi i tij në “facebook”:
Kërkesat e parashtruara para Komunës në katër vitet e fundit
Si përfaqësues i fshatit tim, përgjatë katër viteve të kësaj qeverisjeje lokale, në konsultim me bashkëfshatarët kam paraqitur kërkesa për nevojat e vendbanimit tonë, gjatë secilit vit kalendarik dhe gjithmonë në kohën e kërkuar nga vetë Komuna për planifikimin e buxhetit vjetor.
Fatkeqësisht #asnjë kërkesë nuk është aprovuar e realizuar deri më tani për vendbabimin tonë ( përjashtim rrethimin e varrezave të Martirëve – ashtu si është kryer ).
Kërkesat:
1. Kërkesë për planifikim buxhetor për vitin 2022 për nevojat e fshatit tonë, protokoluar : 05-400-126118, 18.08.2021
2. Kërkesë për planifikim buxhetor për vitin 2023, protokoluar: 05-352-55496, 15.04.2022
3. Kërkes për planifikim buxhetor për vitin 2024, protokoluar: 05-352-95357, 12.07.2023
4. Kërkesa e #riprotokoluar, me kërkes të tyre për 2024, protokol: 05-343-25435, 21.02.2024
5. Dhe një sërë kërkesash tjera, që paraqiteshin gjatë vitit si psh: Dëmtimi i rrugës kryesore, protokoluar: 05-343-173948, 15.12.2023
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Andaj, të dashun vendas, ashtu siç i kam publikuar në kohë secilën kërkesë, po i ngarkoj ato të gjitha me foto në linkun e më poshtëm⬇️
Ju mbetet juve bashkëvendas të vendosni se kë duhet mbështetur me votë më 12 tetor.
Ndërkohë unë si biri juaj ua kërkoj votën për #LDK113 Driton Selmanaj✅️ Kryetar✌️ dhe për vete gjithashtu #LDK113 dhe 20 ✅️ në listën e Kuvendarëve🫶
Me shumë respekt,
Dr. Fejzë Kabashi

 

Asnjë koment

Comments are closed.