“Të ndershëm qytetarë të komunës së Prizenit, na ndajnë pak ditë para zgjedhjeve të 12 tetorit të cilat janë të rëndësisë së veçantë për mirëqenien e secilit prej nesh.
Kërkoj mbështetjen e secilit prej jush për të votuar LDK 113 me z.Driton Selmanaj për kryetar të komunës dhe mua me numër 20 në listën e kuvendarëve të LDK-së.
Ky vend prej ku unë kërkoj mbështetjen tuaj, nga 13 tetori do të shërbej për takimet tona të përjavshme e kërkesat tona të vazhdueshme.”
Kabashi theksoi se angazhimi i tij do të jetë i përqendruar në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimin e kërkesave të tyre për zhvillimin e Prizrenit.
Me një thirrje drejtuar qytetarëve të Prizrenit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal, Fejzë Kabashi, ka kërkuar pjesëmarrje masive në zgjedhjet historike të 12 tetorit, të cilat i ka quajtur vendimtare për të ardhmen dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Në një mesazh plot frymëzim dhe vendosmëri, Kabashi ka bërë apel që qytetarët të bashkohen rreth vizionit të LDK-së për Prizrenin e së nesërmes, duke i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të komunës, Driton Selmanaj, dhe gjithashtu vetë atij, me numrin 20 në listën e kuvendarëve të LDK-së.