Dr. Xhevat Elezkurtaj u zgjodh drejtor i QKMF-së në Prizren
Komuna e Prizrenit ka njoftuar për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.
Në këtë pozitë është zgjedhur ushtruesi i deritashëm i detyrës Dr. Xhevat Elezkurtaj, shkruan Gazeta e Prizrenit.
“Komuna bënë njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni përzgjedhës, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit për pozitën Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Drejtoria e Shëndetësisë, Komuna e Prizrenit”.
Pikët e përgjithshme të fituara (me përqindje): 95.26%”, thuhet në këtë njoftim. /GazetaePrizrenit.net