Dragash: Babai i shkon në shtëpi dhe e rrah të riun që ia ngacmoi vajzën
Rastet e ngacmimeve të vajzave e grave në vendin tonë janë bërë goxha të shpeshta dhe më shqetësues është fakti se viktimat jo rrallëherë janë të mitura. Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Dragash, ka shkaktuar sherr mes të dyshuarit dhe babait të viktimës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se V.M. 35-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person, pasi i njëjti ia kishte ngacmuar të bijën e tij, të moshës së mitur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Blaq dhe u zbulua pasi viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, e më pas u njoftuar edhe Policia për detajet e rastit.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari i ka shkuar viktimës të shtëpia e tij, ku dyshohet se e ka rrahur dhe më pas është larguar.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën “Lëndim I lehtë trupor”.