Drama në Prizren: Pësimi i Bashkimit dhe rikthimi i kampionit nga -15 pikë
Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit, në derbin e javës së dhjetë të ProCredit Superligës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Mitrovicasit fituan 64:71 (22:10, 14:18, 14:20, 14:23), ku edhe pse ishin duke u mundur me 15 pikë dallim, arritën të shënojnë fitore me shtatë pikë epërsi.

Më i miri te Portokallezinjtë ishte Dequon Lake me 20 pikë e 13 kërcime, ndërsa te ‘Xehetarët’ më i miri ishte Mikaile Tmusiq me 20 pikë, shtatë kërcime e tri asistime, njoftoi FBK.

Bashkimi pësoi humbjen e tretë radhazi pas shtatë fitoreve radhazi, ndërsa Trepça ka gjashtë fitore e tri humbje./Gazeta e Prizrenit
