23-11-2025

“Drejtësi për Daorsën”, nesër protestohet në Gjakovë për 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht

Një protestë do të mbahet nesër, më 23 nëntor, në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahinë, 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Organizatorët e protestës njoftojnë se ajo do të nisë në orën 12:00 dhe kërkojnë veprim urgjent nga institucionet e Kosovës, duke akuzuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e viktimës të pambrojtur.

“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri”, thonë organizatorët.

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, përfundon mesazhi i tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.