Drejtoria e Arsimit në Prizren shpenzon mbi 500 euro për pica e somune (dok)
Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal, Ilir Baldedaj ka publikuar një faturë të Drejtorisë së Arsimit, në të cilën shihet se janë bërë shpenzime prej 517 euro për ushqime të shpejta, si pica, somuna e pije, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Publikimin në profilin e tij në ‘facebook’ ai e ka shoqëruar me mbishkrimin: S’ka peshore që mund të mat tani paturpësinë e kësaj qeverisje.
Do theksuar se kohë më parë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ndaluar shpenzimet për dreka gjatë kremtimit të ditës së shkollave.
Postimi i Baldedajt:
“Pa shmangshem duhet te ja japim epitetin e zhvatesave. Me taksat e qytetareve, ne nje vit kur kriza sociale ka kaplu vendin shkaku i pandemise, DKA ne Prizren per nje muaj shpenzon mbi 500 euro ne ushqime te shpejta. S’ka peshore qe mund te mat tani paturpesin e kesaj qeverisje.