Drejtoria e Shfmu “Mati Logoreci” ngushëllon familjen dhe kolegët për vdekjen e mësmidhënsit, Agim Hoxha
Lajmi për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit, Agim Hoxha, i ka pikëlluar kolegët e tij në shkollën “Mati Logoreci” në Prizren dhe më gjerë.
Drejtoria e shkollës, përmes një telegrami ngushëllues për familjen, kolegët e miqtë, ndër tjera ka vlerësuar se veprimtaria e Hoxhës, jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në çështjen kombëtare, duke vazhduar gjurmëve të babës së tii, Arif Hoxhës, do të jetë e paharrueshme, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Telegrami i plotë i Drejtorisë të SHFMU “Mati Logoreci”:
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, prof Agim Arif Hoxha. Me ketë rast në emër të Drejtorisë të SHFMU “Mati Logoreci” në emër të arsimtareve dhe nxënësve shprehim ngushëllime familjes miqve, bashkëfshatarëve të fshatit Randobravë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur prof. Agimin.
Familje e nderuar e Agim Hoxhës, ndjehuni krenar për më të dashurin tuaj, i cili nuk ishte vetëm i juaji, por i të gjithë nxënësve të cilëve iu dha mësim dhe i të gjithë atyre që e njohën.
Veprimtaria e ti jo vetëm në procesin mësimor por edhe në çështjen kombëtare, i cili eci gjurmëve të babës së ti, Arif Hoxhës do të jetë e paharrueshme.
Dhembja dhe pikëllim që sot e ndjeni për më të dashurin tuaj, të jeni të bindur se edhe ne bashkëpunëtorët, kolegët dhe nxënësit e tij e ndajmë këtë dhimbje bashkë me ju i cili na iku pa na thënë lamtumirën e fundit.
Për kohë të gjatë do ta ndiejmë mungesën e Agimit.
Serioziteti e vullneti i tij për punë ishte frymëzim dhe nxitje për të arritur suksese sa më të larta në procesin edukativo-arsimor.
Ju humbet bashkëshortin, babanë, vëllanë, ndërsa ne humbëm kolegun, mësimdhënësin dhe shokun shumë të dashur.
Mosprezenca e jonë për të iu shprehur ngushëllimet nga afër edhe neve na shton dhembjen.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Agimin!
Shpirti i tij pushoftë në Xhenet!.
Drejtoria dhe kolektivi i SHFM “Mati Logoreci!” /GazetaePrizrenit.net