Drejtuesit e PDK-së në Prizren vizitojnë kazermën dhe urojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri
Me rastin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, të degës së Prizrenit të prirë nga kryetari i degës, Minir Krasniqi zhvilluan aktivitete në nderim të shndërrimit të FSK-së në ushtri.
Ata pasi bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, aty ku prehen eshtrat e atyre mbi të cilët ka bazamentin liria dhe pavarësia e Kosovës, vizituan edhe kazermën e Forcave të Armatosura të Kosovës, ku nga afër i uruan për formimin e ushtrisë më të re në botë.
Në këtë takim u theksua rëndësia e shndërrimit të FSK-së në ushtri, duke potencuar se së pari realizohet amaneti i atyre që kontribuuan për lirinë e vendit tonë dhe së dyti një e drejtë që i takon secilit shtet të pavarur dhe sovran./GazetaePrizrenit.net