Drejtuesit e Ujësjellësit të Prizrenit i kundërpërgjigjen akuzave të Shaqir Totaj
Kryeshefi i KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, Fadil Berisha, në një konferencë për media të hënën ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, në konferencën e së premtës.
Të premten Totaj ka akuzuar KRU-në se ka burime të mjaftueshme për furnizim me ujë në komunën e Prizrenit, por që sipas tij, në shumë zona të komunës, uji po ndërpritet qëllimisht për të dëmtuar fushatën e tij parazgjedhore.
Ndërsa, kryeshefi i “Hidroregjionit Jugor” Berisha, ka theksuar se këto akuza janë të pavërteta dhe pa bazë, për të cilat thotë se ai do t’i paraqes tek organet e drejtësisë. Në vazhdim, ndër tjerash, Berisha ka thënë se komuna e Prizrenit ka një borxh mjaft të akumuluar ndaj kësaj kompanie.
Ndryshe, sa i përket mungesës së furnizimit me ujë në komunën e Prizrenit kohëve te fundit, gjatë kësaj konference është bërë e ditur se kjo dukuri po shkaktohet nga ndryshimet klimatike në të gjithë botën, e posaçërisht në territorin e Kosovës./Tv Prizreni
Lexo edhe: