Drita e fortë për Suharekën, merr kreun në Superligë
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të lehtë ndaj Suharekës, në ndeshjen e javës së tretë (e mbetur) në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Gjilani shënoi fitore 4:2 ndaj Suharekës.
Golat për ekipin e Zekirija Ramadanit i shënuan: Blerim Krasniqi (2), Arb Manaj dhe Dabiqaj.
Kurse për mysafirët golat i shënuan: Liridon Fetahaj dhe Alden Skrijelj.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 28 pikëve në pozitën e parë, tri më shumë se pozita e dytë, Ballkani (25).
Kurse Suhareka në pozitën e 5-të me 18 pikë./Indeksonline