Drita fiton ndaj Shkëndijës në Ligën e Konferencës
Drita arriti një fitore të rëndësishme ndaj Shkëndijës së Tetovës në kuadër të Ligës së Konferencës, duke triumfuar 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Goli vendimtar u shënua nga Arb Manaj në minutën e 21-të, duke i siguruar tri pikë të arta skuadrës gjilanase.
Atmosfera në stadium ishte electrizuese, me rreth 15 autobusë “Ballistësh” që udhëtuan nga Tetova për të mbështetur Shkëndijën, ndërsa tifozët e Dritës krijuan një koreografi të jashtëzakonshme. Të dy tifo-grupet kënduan dhe festuan gjatë gjithë ndeshjes, duke e bërë përballjen një festë të vërtetë shqiptare.

Para ndeshjes, të dy ekipet dhe tifo-grupet kënduan himnin kombëtar shqiptar, një moment të veçantë uniteti. Ndeshja u zhvillua me ritëm të lartë dhe duele të forta, por Drita ishte më e saktë në menaxhimin e momenteve kyçe.

Pas këtij triumfi, Drita ngjitet në vendin e 8-të, ndërsa Shkëndija bie në vendin e 25-të në renditjen e Ligës së Konferencës.

