Dy persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur një sasi e drogës së llojit kokainë dhe një sasi e parave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas Policisë Kufitare në Vërmicë, gjatë kontrollit në veturën e tyre, dje është gjetur një sasi prej 1098.6 gramë substancë e dyshuar e llojit kokainë.
“Nga të dyshuarit janë konfiskuar edhe 1.951 Euro, 150 franga zvicerane, 100 funte angleze, 400 lekë shqiptare, tre telefona celularë dhe një veturë”, thuhet në raportin policor.
Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia në Vërmicë, herë pas herë ka njoftuar për gjetjen e sasive të drogës gjatë kontrollit të automjeteve në këtë pikëkalim dhe arrestimin e personave të dyshuar. “GazetaePrizrenit.net”.