25-11-2024

Droga nëpër shkolla, eksperti tregon dy ngjarjet alarmante: 2 nxënës në banjo me lëndë narkotike

Konsumimi i lëndëve narkotike nëpër shkolla, duket se po kthehet në një shqetësim të madh për sistemin arsimor. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, zbuloi dy raste alarmante ku theksoi se brenda muajit dy nxënës u kapën në Durrës duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa një grua u kap në Mamurras duke shitur kokainë pranë një shkolle.

Sipas Karamuços, situata është alarmante, pasi ky fenomen është shumë i përhapur. Ai u ka bërë thirrje institucioneve por edhe prindërve që të jenë më të kujdeshëm me fëmijët, pasi rrezikojnë që të bien pre e këtyre rreziqeve.

“Dy fëmijë në Durrës u kapën duke konsumuar lëndë narkotike në banjot e shkollës. Një grua në Mamurras shiste kokainë pranë shkollave. Është një situatë shqetësuese. Duhet të mbrojmë fëmijët. Janë dy ngjarje alarmante. Brenda një muaj kanë ndodhur të dyja. Duhet të komunikojmë shumë me fëmijët.” tha Karamuço.

/abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.