07-05-2025

Dro*ga nuk ka të ndalur as tek të burgosurit – kapet substancë narkotike brenda Qendrës Korrektuese Dubravë

Përkundër mureve të burgut, substancat narkotike po depërtojnë edhe brenda institucioneve korrektuese. Këtë e dëshmon rasti i fundit i ndodhur në Dubravë, ku është sekuestruar një sasi droge dhe janë identifikuar të burgosurit që e posedonin atë në mënyrë të kundërligjshme.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 2 maj, gjatë një kontrolli të realizuar në pavijonin 3, oficerët korrektues kanë gjetur një sasi të dyshuar marihuanë, e cila pas peshimit rezultoi të jetë rreth 3 gramë.

Të dyshuar për posedimin e lëndës narkotike janë: Elhami Zenuni, 25 vjeçar, Mirsad Gashi,35 vjeçar.

Pas njoftimit nga Shërbimi Korrektues, rasti është pranuar nga Njësiti për Hetimin e Narkotikëve – Pejë, ndërsa për këtë është njoftuar edhe Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda në Pejë.

Ndaj të dyshuarve është nisur procedurë penale, ndërkohë që hetimet për rastin janë në zhvillim

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.