Prania e substancave narkotike në burgjet e Kosovës, përfshirë edhe Prizrenin, tashmë nuk është ndonjë risi.
Policia ka njoftuar se oficerët korrektues në shëtitoren e qendrës së paraburgimit në Prizren, kanë gjetur një qese najloni me 16.69 gram substanca narkotike të dyshuara si marihuanë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Raportohet se dyshimet janë që droga kishte mbetur aty nga ndonjë person i panjohur.
“Si dëshmi materiale nga njësiti policor janë konfiskuar substancat narkotike, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në kumtesën e policisë.
Ky nuk është rasti i vetëm kur droga ka depërtuar në Burgun e Qarkut në Prizren. Rasti të tilla janë raportuar edhe më parë dhe për to kanë shkruar edhe mediet. Kohë më parë oficerët korrektues kishin njoftuar se substancat narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren janë ofruar nga vetë stafi i qendrës./GazetaePrizrenit.net/