Dua Lipa, artistja më e dëgjuar e muajit në Spotify
Dua Lipa është artistja më e dëgjuar këtë muaj në platformën Spotify.
Këngëtarja nga Kosova ka arritur kësisoj të lërë pas vetes emrat e tjerë që kanë mbizotëruar në këtë platformë muzikore, ndërsa me projektin e saj të ri e ka ndezur prapë zjarrin tek fansat e saj.
Shtatori i këtij viti duket se ka qenë fort i suksesshëm për Dua Lipën, e cila edhe e lansoi projektin e saj të ri muzikor “Eletricity”, shkruan KultPlus.
Në Twitter ajo ka shprehur gëzimin me këtë fakt dhe thotë se është e bekuar që njerëzit e duan dhe e çmojnë muzikën e saj, në një kohë kaq të shkurtër prej kur ajo doli në skenë.
Kënga, nga 5 shtatori, është klikuar 21 milion herë në platformën Youtube duke e sjellë Dua Lipën më të bukur se kurrë dhe duke u cilësuar si një rikthim i fuqishëm i saj pas hitit “New Rules”. /KultPlus.com