21-06-2025

Dua Lipa e mbush Wembley me 70 mijë fansa: E kam ëndërruar këtë ditë

Surprizoi fansat me një paraqitje të papritur të Jamiroquai këngëtarin e grupit, Jay Kay, për një performancë të hitit të vitit 1996 Virtual Insanity.

Performanca ndodhi në mesin e një spektakli mahnitës dyorësh, gjatë të cilit Lipa interpretoi hitet Physical, One Kiss, Neë Rules dhe Levitating.

“Kjo është një arritje e madhe për mua,” u tha ajo 70,000 fansave të pranishëm. “Kam ndjerë një ngërç në fyt që kur nisi koncerti.”, shtoi këngëtarja me origjinë shqiptare

DUA “MAGJIKE” NË WEMBLI! E dytë grua në Britani,

Duke reflektuar për rrugëtimin e saj, 29-vjeçarja tha se “Kanë kaluar 10 vite që nga koncerti i parë në Londër, përpara 350 njerëzve, dhe atëherë ëndërroja për një natë si kjo.”

Para se të këndonte Hotter Than Hell, ajo shpjegoi se ky ishte kënga që i siguroi kontratën e parë diskografike.

DUA “MAGJIKE” NË WEMBLI! E dytë grua në Britani,

Koncerti nisi me tinguj oqeanikë dhe kaloi natyrshëm te kënga Training Season e vitit 2024.

Koreografia e mprehtë dhe pop-i futurist dominuan gjithë performancën, të ngjashme me atë triumfale të Glastonbury-t një vit më parë.

Zëri i saj mbeti një pikë e fortë – i fuqishëm, fleksibël, me një nuancë të ngjirur që thuhet se e ka trashëguar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, vlerëson BBC.

Këngëtarja shfrytëzoi edhe çaste intime me fansat në rreshtin e parë  duke bërë selfie me telefonët e tyre, duke firmosur disqe ndërsa mori një shall nga një fanse për ta përdorur si pjesë të veshjes në skenë.

DUA “MAGJIKE” NË WEMBLI! E dytë grua në Britani,

Me këtë prekje personale dhe energji të pakrahasueshme, ajo u bë vetëm gruaja e dytë britanike pas Adele që mbush Arenen mitike të Uemblit.

Asnjë koment

Comments are closed.