Duda Balje: Këto janë kushtet tona për ta votuar qeverinë Kurti
Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak në Kosovë, njëherit ish-deputetja Duda Balje, ka treguar kushtet që kanë për ta votuar Qeverinë e re, e cila pritet të udhëhiqet nga lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.
Balje ka thënë për“Front Online” se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore do ta formojnë grupin 6+ të deputetëve, të cilët me një program të tyre do t’i drejtohen Kurtit.
“Ne jemi duke e formuar grupin 6+ të deputetëve. Pas kësaj do të shkojmë tek z.Albin me kërkesa konkrete, përkatësisht propozim për Qeverinë e re”, ka shtuar Balje.
Ajo madje ka bërë të ditur se ky grup i ri i deputetëve ka kandidatin për ministër në Qeverinë e re, ndonëse nuk ka pranuar të zbuloj më shumë detaje në këtë drejtim.
“Ne si 6 + kemi një kandidat për ministër”, ka potencuar ajo.