25-11-2024

Duda Balje tregon kush do të përfitoj nga ndryshimet në Ligjin për Skemat Pensionale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se e kanë gati Ligjin për Skemat Pensionale ku do t’u njihet kontributi punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka theksuar se gjatë këtij muaji plotësim/ndryshimi i Ligjit do të miratohet në Qeveri e më pas do të sillet në Kuvend.

Për këtë ka folur deputetja dhe anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Duda Balje.

Ajo e përshëndeti këtë Projektligj pasi që sipas saj i kaluari ka qenë diskriminues.

“Projektligji është shumë i mirë, me të vërtetë që ka qenë diskriminues sepse ata vullnetarisht kanë jep dorëheqje prej punës vetëm mos me përkrah sistemin që kemi pasë para luftës”, tha ajo.

Deputetja Balje tregon se ky Projektligj përfshinë sektorin e shëndetësisë, dhe të gjithë institucionet shtetërore.

“Në këtë Projektligj përfshihen sektori i shëndetësisë, dhe në institucione shtetërore që kanë qenë”, shprehet ai për Front Online.

AAK-ja kishte kërkuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të larguar nenin ‘problematik’, që përcaktonte se të gjithë punëtorët që nuk i kanë 15 vite punë para datës 1 janar 1999, nuk e gëzojnë të drejtën për pension kontributdhënës.

E më pasë me vendim të Gjykatës Kushtetuese u largua neni 8 i ligjit për skemat pensionale.

Ministri sot tha se amendamenti i propozuar nga AAK-ja ka paraparë 4 mijë persona, ndërsa sipas tij, me këtë ndryshim do të përfitojnë 100 mijë persona.

“Amendamentin që keni propozuar nuk trajton kërkesat e Kushtetueses për të eliminuar të gjitha diskriminimet për të gjithë kategoritë”, ka thënë Murati.

Asnjë koment

Comments are closed.