21-11-2024

Dueti Gigolli-Sejdiu publikojnë këngën “Kush ma çoi Hasin në këmbë” (video)

Këngëtarët e njohur të muzikës popullore, Bajram Gigolli dhe Muhamet Sejdiu, të shoqëruar nga orkestra e shkëlqyeshme “Trio band”, sapo kanë publikuar duetin më të ri në këngën “Kush ma çoi Hasin në këmbë”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Dueti Gigolli-Sejdiu, të cilët janë ndër këngëtarët më të preferuar të muzikës sonë popullore, duke qenë ndër më të kërkuarit në ceremonitë festive në Kosovë e diasporë, edhe më parë kanë bashkëpunuar dhe janë mirëpritur nga publiku.

Edhe kënga e fundit, që është publikuar në kuadër të xhirimeve për Vitin e Ri, është mirëpritur, sidomos nga adhuruesit e folklorit dhe këtë e dëshmon numri i pëlqimeve nëpër rrjetet sociale.

Ndryshe, Gigolli që është nga Prizreni dhe me prejardhje nga Hasi, ndërsa sikurse me shumë kolegë të tjerë, ka shoqëri të mirë edhe me Muhamet Sejdiun, me të cilin pos që kanë kënduar në shumë dasma, kanë edhe shumë projektet të përbashkëta muzikore./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.