Duhëla e Suharekës bëhet me çerdhe
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përuruan sot çerdhen “Flutura”, e cila do të funksionojë brenda hapësirës së shkollës së mesme të ulët “Sadri Duhla” në fshatin Duhël të Suharekës.
Ministri theksoi se ndërtimi i çerdheve të reja, krijimi i mundësive për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, si dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore kudo në Kosovë, është një dëshmi se çdo ditë e më shumë arsimi po bëhet prioritet në Kosovë, shkruan k.net.
Ai tha se si përgjegjës të arsimit dhe si mësimdhënës kemi obligim që ta zbulojmë talentin e nxënësve. “Nëse nuk jemi në nivelin e përgjegjësisë, ne do të kemi problem që t’i zbulojmë talentet te fëmijët tanë, por edhe mund t’ua dëmtojmë talentin. Prandaj, është kërkesë e jona që të punojmë për ta ngritur standardin e cilësisë në arsim”, tha ai.