19-12-2025

Dumani i Strukturës Antikorrupsion ( SPAK ) nga Shqipëria në Kosovë me angazhime

Në krye të SPAK-ut (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion) së fundi ka ardhur Kolodjan Braho, ndërsa paraardhësi i tij në këtë pozitë, Altin Dumani, nga Shqipëria, ka ardhur në Kosovë me një mision të caktuar.

Madje, angazhimin e tij në Kosovë e ka konfirmuar edhe Ambasada Britanike, e cila tha se një ekip i ambasadës është takuar sot me Dumanin, i cili në vend erdhi me synimin për shkëmbim të njohurive dhe përvojës me institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Jam i kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, tha Ambasada Britanike.


Dumani udhëhoqi SPAK-un për tre vjet dhe kryesoi operacione kundër krimit dhe korrupsionit që vunë në pranga zyrtarë të lartë shtetërorë në Shqipëri./GS

 

Asnjë koment

Comments are closed.