Durmishi për rrugën Prizren-Tetovë: Do ta realizojmë se s’bën ndryshe
”Është një projekt që ishte ëndërr e kahmotshme e kombit tonë. Do ta realizojmë se s’bën ndryshe”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Për këtë projekt Kurti ka shkruar në Facebook, teksa ai të dielën vizitoi Prizrenin ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.
”Në bazë të parallogaritjeve, kostoja e këtij projekti të madh infrastrukturor do të jetë rreth 200 milionë euro. Prej tyre afër 150 milionë euro janë për tunelin 6.4 kilometërsh përmes malit të Korfit (Vërtopit), e që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai i Kalimashit. Ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që do të lidhë këto dy qytete shumë të rëndësishme sa për aktualitetin e qytetarëve, aq edhe për potencialin ekonomik e turistik”.
”Rruga Prizren-Tetovë që nëpër Prevallë e Glloboçicë është e gjatë 113 kilometra dhe tani i merr më shumë se dy orë e gjysmë udhëtim do të jetë më e shkurtër se 50 kilometra e do të përshkohet për dukshëm më pak se një orë”, ka shkruar Kurti.