23-11-2024

Durrës: 40-vjeçari bie në det, nisin kërkimet për gjetjen e trupit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Durrës, ku një 40-vjeçar ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë teksa peshkonte në Porto Romano, dhe nuk ka mundur të dalë nga deti pasi është tërhequr nga rryma. Gazetari Leonidha Musaj raporton se 40 vjeçari është identifikuar si Auren Ndoni.

Siç njofton policia, 40 vjeçari ka qenë së bashku me vëllain dhe një person tjetër. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të 40 vjeçarit.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat./abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.