Durrës, zihet një peshkaqen 450-kilogramësh
Një peshkaqen është zënë në detin Adriatik.
Peshkaqeni ka rënë në grepa të peshkatarëve të peshkarexhës “Çelepia”, e cila po lundronte në afërsi të Durrësit. Peshkaqeni i bardhë ishte i gjatë rreth 4.5 metra, ndërsa peshonte rreth 450 kilogramë.
Kjo nuk është hera e parë që një një peshkaqen bie në grepat e peshkatarëve në ujërat shqiptare. Pak ditë më parë, në Himarë u zu një peshkaqen i llojit “dem”, i cili peshkonte 100 kilogramë dhe ishte 2 metra i gjatë.