DW: Më në fund e vërteta mbi vrasjen e Arkanit?
Me disa të shtëna polici i atëhershëm Gavriq, më 15 janar 2000, në lobin e hotelit “Intercontinental” e vrau “zotin e jetës dhe vdekjes”, siç e quante veten Arkani, si dhe dy përcjellës të tij, shkruan gazeta.
Në shkrim shtohet se ekstradimi i vrasësit pas dy dekadave më në fund mund të zbulojë prapavijën e vrasjes. Gavriq gjendet në paraburgim prej vitit 2011. Ndërsa gjykata beogradase e ka dënuar në mungesë në vitin 2006 me 35 vjet burgim për shkak të vrasjes së trefishtë.
“Nëpërmes të Italisë dhe Ekuadorit Gavriq ka arritur në Kejptaun në vitin 2007, ku ishte zbuluar rastësisht me ndihmën e shenjave të gishtave pas në shkëmbimi të zjarrit të mafiozëve në vitin 2011”, shkruan gazeta.
Ende nuk është e njohur se kush e kishte porositur vrasjen e shefit të atëhershëm më të fuqishëm të nëntokës në Serbi. Arkani gjatë 47 vjetëve të jetës së ti ka fituar shumë armiq. Qysh në vitet e shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta ai ka bërë emër me plaçkitje të bankave dhe argjendarive si dhe me arratisje spektakolare nga burgjet në shumë vende të Evropës Perëndimor, përkujton gazeta.
Shtohet se Razhnjatoviq përveç aksioneve plaçkitëse nëpër Perëndim ka kryer edhe likuidime të disidentëve për shërbimin sekret serb. Kontaktet e tij me shërbimet sekrete kanë përshpejtuar në vitet e nëntëdhjeta ngritjen e tij në shefin famëkeq të paramilitarëve në luftërat jugosllave. Tigrat e Arkanit janë rekrutuar atëbotë nga radhët e simpatizuesve radikal të Cërvena Zvezdës.