23-11-2024

Dy anëtarë të opozitës mundësuan miratimin e buxhetit të Prizrenit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot miratoi Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2020.

Kjo është bërë në seancën  që ishte vazhdim i mbledhjes së ndërprerë me 25 shtator për mungesë kuorumi.

Ndonëse mbledhjen e braktisën shumica e anëtarëve të opozitës (PDK-AAK-Nisma), përjashtuar Agnesa Sinanajn nga AAK dhe Sinan Aliajn nga Nismë, mbledhja sot pati kuorum për të vazhduar punën shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Për këtë me shumicën prej 22 votash, apo të gjithë atyre që ishin në sallë buxheti është miratuar.

E plotësuar:

Sipas përfaqësuesve të opozitës, buxheti komunal është një kornizë e planifikuar që t’u shërbej klaneve të pushtetit, duke deklaruar se ata janë të gatshëm ta votojnë buxhetin, atëherë opozita kur merr pjesë në hartimin e tij në politikat zhvillimore.

Simir Krasniqi nga PDK, tha se edhe këta janë pjesë e këtyre qytetarëve dhe se pozita asnjëherë nuk e ka konsultuar opozitën ndërsa ka bërë investime në zonat ku ka fituar votat. “PDK nuk mund të jetë pjesë e këtij skenari, të cilat vazhdimisht janë orkestruar nga pushteti aktual në Prizren”, tha ai, derisa përmendi edhe siç e quajti kërcënimin nga kryetari për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Krasniqi, me këtë rast, kujtoi se në zgjedhje për Kuvend nuk mund të shkohet me dëshirë të kryetarit, por sipas ligjit.

Ndërkaq Ilir Baldedaj nga AAK, kërkoi që të bëhen publike pozicionet buxhetore të cilat pushteti ia ka plotësuar LDK-së, që është partnere në koalicion, meqenëse në seancën e kaluar të Kuvendit, anëtarët e LDK-së kishin vërejtje rreth buxhetit.

Pranverim Berisha nga Nisma, pati vërejtje se në fshatrat e rajonit të Vrrinit me projekt-buxhetin nuk parashihet ndonjë investim. “Këto janë anashkalime të qëllimshme” tha Berisha, partia e të cilit, deri para një muaje ishte pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.