Dy avionë përplasen gjatë një shfaqjeje në Francë
Dy avionë janë përplasur me njëri tjetrin derisa po performonin në qiell në Saint-Dizier, Francë.
Aksidenti ndodhi më 25 mars afër bazës ajrore 113, gjatë një stërvitjeje ku përfshiheshin shtatë avionë “Alpha”.
Forca Ajrore ka thënë se të dy pilotët dhe një pasagjer patën mundësi të shpëtojnë në kohë dhe se ata u gjetën me vetëdije, raportoi The Sun.
Pamjet nga aksidenti janë publikuar menjëherë në rrjetet sociale, ku shihen disa avionë që performojnë dhe dy prej tyre që përplasen në një moment.
Gjatë shfaqjes avionët lëshonin tymin me ngjyrat ikonike të flamurit francez, bardhë-kuq-kaltër.