01-09-2025

Dy azilantë arratisen nga Kampi i Vranidollit, njëri kapet pas disa orësh, tjetri akoma në arrati

Një arratisje ka ndodhur pasditen e 30 gushtit 2025 në Kampin e Azilantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku dy persona të privuar nga liria kanë ikur gjatë kohës kur ndodheshin në oborr për aktivitet sportiv.

Sipas të dhënave të siguruara nga Sinjali, rreth orës 16:20, zyrtarët policorë që po mbikëqyrnin azilantët kanë vërejtur dy persona duke u larguar nga rrethojat e kampit. Njëri prej tyre është ndaluar menjëherë, ndërsa tjetri ka arritur të kalojë rrethimin dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar se edhe një person tjetër ka arritur të largohet nga i njëjti vend. Personat e dyshuar janë identifikuar si: Abdelmassih Magdi Farduk Zaki Nakhla rreth 19-vjeçar, Ahmed Mohamed Behiri Ghareeb rreth 23-vjeçar.

Pas aktivizimit të njësive policore në terren, rreth orës 22:00 është arritur që njëri nga të dyshuarit, Abdelmassih Magdi Farduk Zaki Nakhla, të ndalohet në afërsi të fshatrave përreth kampit.


Policia po vazhdon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit tjetër, ndërsa hetimet për mënyrën e arratisjes janë në proces.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.