Dy femra nga Shqipëria arrestohen në Prizren pasi rrahën një shtetas turk
Dy femra shqiptare nga Shqipëria janë arrestuar kanë sulmuar fizikisht një person, turk shtetas të Gjermanisë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por nuk jepet motivi i rrahjes.
“Viktima dhe të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 –orësh të policisë./ GazetaePrizrenit.net