Dy gra me mbulesë zgjidhen deputete, ja nga sa vota morën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat nxorrën fituese Lëvizjen Vetëvendosje.
Në këto zgjedhje kandidate për deputete kanë qenë edhe Labinotë Demi-Murtezi nga LVV dhe Besa Ismaili-Ahmeti nga PDK të dyja me mbulesë.
Labinotë Demi-Murtezi ka arritur të marrë 13 mijë e 595 vota ndërsa Besa Ismaili-Ahmeti 7 mijë e 887 vota.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para e pasuar nga LDK-ja, në vendin e tretë është radhitur PDK-ja dhe në të kartërtin koalicioni AAK-PSD.
Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5%./GazetaExpress/