23-11-2024

Dy javë nga shfaqja e Koronavirusit, dezinfektohen qendrat shëndetësore në fshatra të Prizrenit

Dy javë nga shfaqja e Koronavirusit edhe në vendin tonë, përfshirë edhe dy komunat fqinje të Malishevës dhe Suharekës, Komuna e Prizrenit ka njoftuar për vazhdimin e aksionit për dezinfektim të hapësirave të ndryshme, të objekteve shëndetësore nëpër fshatra, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Projekti bëhet si masë preventive për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Dezinfektimi është bërë në hapësirat e objekteve të Qendrave të Mjekësisë Familjare në fshatrat  Piranë, Zhur, Romajë, Reçan, Krajk, Hoçë e Qytetit, Korishë dhe Lubizhdë”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Komunës, në ‘facebook”.  /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.