Në prag të ndeshjeve kualifikuese për ‘Champions League’, kampioni i Kosovës në futboll, Fc Ballkani, ndeshet me atë të Shqipërisë, Partizanin.
Ky duel përgaditor që fillon në orën 19:45, është i fundit para kampanjës evropiane, që nis pas një jave.
“Xhebrailat” ndeshjen e parë eliminatore për Ligën e Kampionëve e luajnë të marten e 11 korrikut, në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndaj kampionëve të Bullgarisë, Ludogoretsi, kurse të kuqtë e Tiranës, po atë ditë, në “Air Albania” presin bjellorusët e Bate Borisov.
Të dyja këto duele fillojnë në orën 20:45.